Si e humbi jetën duke luajtur me ashensor, 15-vjeçari nga Durrësi

Kronikë e zezë

Si e humbi jetën duke luajtur me ashensor, 15-vjeçari nga Durrësi

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 09:07
Klodian Lala

15-vjeçari Klodian Lala e humbi jetën aksidentalisht pasi ashensorit të mallrave iu këput kavoja dhe ra nga lart me forcë.

Djali 15 vjeç kishte shkuar në punën e nënës së tij për librezën e dritave, pasi OSHEE-ja i kishte ndërprerë energjinë. Familja e tyre rezultonte debitore dhe për këtë shkak ishte bërë dhe prerja e energjisë. Nëna e Klodianit punonte si sanitare ën firmën e prodhimit të këpucëve.

Ajo i ka kërkuar të birit t’i sillte librezën që në mënyrë që kur ajo të mbyllte orarin e punës të shkonte për të kryer pagesta në zyrën e OSHEE-së.

Nga hetimi i kryer nga Policia e Durrësit, rezulton se 15-vjeçari ishte duke pritur nënën të dilte nga godina e firmës ku punonte. Nga kureshtja, ai ka nisur të luajë te ashensori që përdorej për transportin e mallrave të punës nga poshtë lart dhe anasjelltas.

Dëshmitari tha se adoleshenti ka bërë disa herë hip e zbrit nga lartësia, kur në një moment ka ndodhur dhe shkëputja e kavos dhe rënia e tij tragjike drejt e në tokë.

Punonjësit i firmës, 44-vjeçari me inicialet B.D. që e ka parë momentin, është përpjekur për ta shpëtuar djalin, por janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit që përdorej për transportin e materialeve.

Për pasojë, 15-vjeçari ka humbur jetën nga përplasja e e fortë me tokën dhe hekurat e ashensorit, ndërsa punonjësi i firmës ndodhet ën spital nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat