Mbrëmë në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Policia raporton se në rrugën “Hasan Remniku” i dyshuari derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka goditur një këmbësor.
Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML - Prishtinë ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.