Qëllon me armë në ajër, prangoset nga policja

Kronikë e zezë

Qëllon me armë në ajër, prangoset nga policja

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 16:44
Policja arrestimi

Një person është arrestuar  nga policia pasi ka qëlluar në ajër më një armë që e mbante pa leje. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në “Rrugën e Elbasanit” pranë “Liceut Artistik”.

Sipas burimeve nga vendngjarja personi ka qëlluar në ajër teksa ndodhej në makinën e tij tip fuoristradë. Mësohet se ai e ka hedhur armën në  tokë kur i janë afruar forcat e rendit.

Pranga i janë vënë nga një efektive femër, pjesë e patrullës së forcave Shqiponja.

Ende nuk dihet identiteti i personit dhe shkaqet se përse ai ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat