Sulmohet me thikë një çift në Gjermani

Kronikë e zezë

Sulmohet me thikë një çift në Gjermani

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:15
ilustrim

Policia ka arrestuar një person I cili me thikë ka sulmuar dhe ka lënduar rëndë një çift në qytetin Oberhauzen në Gjermani.

Shtetasi gjerman (26 vjeç) të shtunën pasdite ka plagosur rëndë një mashkull dhe një femër derisa ishin duke shëtitur thuhet nga Policia.

 Mashkulli ka marrë plagë të rënda derisa gruaja është në gjendje kritike për jetën.

Një nga viktimat i ka thënë policisë se sulmuesi gjatë sulmit ka bërtitur “Allahu Ekber”, por nuk ka ndonjë dëshmitar që mund ta konfirmojnë këtë, ka thënë zëdhënësi i Policisë Andreas Vilming Veber .

 Sipas tij nuk ka ndonjë shenjë se sulmi ka qenë I motivuar politikisht.

I dyshuari sipas Policisë ka qenë nën ndikim të drogës dhe është dërguar në klinikën psikiatrike.

 Gjermania ka ngritur masat e sigurisë pas disa sulmeve terroriste në këtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat