Masakrohet shqiptari në Greqi

Kronikë e zezë

Masakrohet shqiptari në Greqi

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 19:56
Ilustrim

Një 26-vjeçar shqiptar është masakruar me thika në Selanik të Greqisë. Emri i tij nuk është bërë i ditur dhe sipas mediave greke, ai u gjet nga kalimtarët me plagë të shumta mëngjesin e së dielës në një rrugicë jashtë një lokali nate.

Sipas po këtyre mediave, shqiptari është emër i njohur për drejtësinë greke, pasi është i skeduar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia po heton nëse vrasja e tij ka lidhje me të shkuarën dhe aktivitetet e paligjshme që kryente.

Gjendja e shqiptarit është e rënduar, ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia për të zbardhur ngjarjen. Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat