Horrori: Mësuesi therr për vdekje gruan dhe tre djemtë e tij, dhe më pas vetëvritet

Kronikë e zezë

Horrori: Mësuesi therr për vdekje gruan dhe tre djemtë e tij, dhe më pas vetëvritet

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:40
Irland

Një mësues ka vrarë gruan dhe tre djemtë e tij me thikë, dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Irlandë.

Trupat e pajetë janë gjetur në banesën e tyre.

Mësuesi 40-vjeçar kishte qëlluar me thikë të shoqen 30-vjeçare, dhe më pas edhe tre djemtë e tij, 13, 11 dhe 6 vjeç.

Më pas, me të njëjtën thikë ka vrarë veten.

Banorët e zonët janë shprehur të shokuar, pasi mësuesi njihej si një njeri i respektuar.

Për momentin, shkaqet e këtij krimi të tmerrshëm nuk dihen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat