Sekuestrohen 111 kg kanabis në portin e Durrësit, arrestohet 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 111 kg kanabis në portin e Durrësit, arrestohet 27-vjeçari

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 10:43
Droga e sekuestruar

Policia Kufitare e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 111 kg kanabis në port.

Droga ishte e ndarë në 66 pako dhe ishte fshehur në karrocerinë e një makine ndërsa policia arrestoi drejtuessin e mjetit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës.

“Më datë 29.08.2016, rreth orës 20:00, në PKK Port, Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve  pas kontrollit në Skaner të automjetit tip “Renault”, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.  Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa” informon policia e Durrësit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”parashikuar në  nenin 283/a të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat