Rrihte sistematikisht gjyshërit e vet, në pranga 21 vjeçari

Kronikë e zezë

Rrihte sistematikisht gjyshërit e vet, në pranga 21 vjeçari

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

Dhunonte sistematikisht gjyshërit e vet, për këtë arsye policia e Tiranës vuri në pranga një 21-vjeçar, për dhunë fizike dhe psikologjike.

Sipas policisë, Silvio Xh., 21 vjeç, rezulton të jetë dënuar më parë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Dhunë në familje”.

“Më datë 29.08.2016, u arrestua shtetasi Silvio Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Dhunë në familje”, sepse në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gjyshërit e tij: D. Xh. dhe S. Xh. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat