Arrestohet 19 vjeçari me 9 gr kanabis dhe dy shoferë të dehur e pa patentë

Kronikë e zezë

Arrestohet 19 vjeçari me 9 gr kanabis dhe dy shoferë të dehur e pa patentë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:06
Ilustrim

Policia e Korçës ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të shtetasit Klaudjo Misliu, 19 vjeç, banues në Pogradec.

 Arrestimi i tij u bë pasi, dje  këtij shtetasi, në lagjen nr 3, në Pogradec, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 9 gr. lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nderkohë që Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve : 

Mihal Nikola, 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas.

Ky shtetas, dje në qytetin e  Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, me targë AA 543 MH, nuk i është bindur shërbimeve të Patrullës së Policisë për të ndaluar. Pasi është ndjekur dhe kapur nga këto të fundit, gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar i pa pajisur me leje drejtimi (Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal).

Spiro Pando, 43 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas, në lagjen nr 2 në Pogradec, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Toyota”, me targë NBY 6842 (Neni 291 i Kodit Penal)

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të pa rregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat