Një 35-vjeçar shqiptar në Itali është në gjyq, pasi kërcënuar dhe përndjekur ish-të dashurën e tij. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte kohë që e përndiqte ish-të dashurën, rezidente në Imola.
Çifti ishte i ndarë dhe ai nuk e pranonte këtë fakt. Policia vendase ka sqaruar se më parë, 35-vjeçari ka qenë i ndaluar nga gjykata që t’i afrohet asaj.
Por kjo nuk e ka penguar atë që t’i shkojë ditët e fundit në shtëpi. Tashmë, shqiptari është lënë në burg nga gjykata italiane.