Plagoset me armë zjarri në person në Lezhë, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri në person në Lezhë, dërgohet në spital

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:49
Policia shqiptare

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, në vendin e quajtur “Rrotondo”.

T.K., 35-vjeç, banues në Shkodër, ka mbetur i plagosur gjatë mbrëmjes së sotme në superstraden Lezhë -Tiranë ,ndërsa është dërguar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones për kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe janë shoqëruar disa persona për tu marrë  në pyetje.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat