Greqi, shqiptari kapet me hashash

Kronikë e zezë

Greqi, shqiptari kapet me hashash

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 22:05
Ilustrim

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, agjentët e antidrogës e kishin zbuluar parcelën me kanabis dhe po i survejonin prej disa ditësh dy kultivuesit (tjetri është shtetas grek), të cilët u arrestuan në momentin që iu afruan parcelës me furgonat e tyre.

Sipas mediave greke, policia sekuestroi 36 fidanë kanabis me lartësi nga 0.8 deri në 1.9 metra. Gjatë kontrolleve në banesat e dy të arrestuarve u gjetën dy thika, 40 fishekë çifteje, si dhe 9 monedha antike e një unazë po antike.

Ndërkohë policia vendase ka bërë të ditur se të arrestuarit, të martën do të dalin para prokurorit, të akuzuar për veprat penale “Kultivim droge”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkelje të ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat