Arrestohet 18 vjeçarja, i vodhi telefonin 46 vjeçarit në shtëpi

Kronikë e zezë

Arrestohet 18 vjeçarja, i vodhi telefonin 46 vjeçarit në shtëpi

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:56
Ilustrim

Policia e Tiranës ka njoftuar se nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1  është bërë i mundur arrestimi në flagrancë e shtetases K. Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale...

Policia e Tiranës ka njoftuar se nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1  është bërë i mundur arrestimi në flagrancë e shtetases K. Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të, "Drejtim mjeti pa leje drejtimi". 

Arrestimi i saj  është bërë pasi  shtetasi L. S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesi në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S. Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat