Konfiskohen 65 kilogramë drogë, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen 65 kilogramë drogë, arrestohen katër persona

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 13:01
Ilustrim

Policia e Kosovës dje në rajonin e Pejës me urdhër të gjykatës kompetente ka realizuar një operacion të policor me ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 65 kilogram substancë të dyshuar narkotike si dhe dëshmi tjera relevante për procedim ligjor.

Personat e arrestuar gjatë operacionit janë: S. K. (1979),E. R. (1983), Xh. K. (1967) dhe A. D.(1984).

 Gjatë operacionit të bastisjes në dy lokacione në Nabergjan dhe në Klinë, nga njësitet antidrogë të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmitë materiale si në vijim:

65.70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, Një (1) bimë të llojit kanabis (50 cm)

një (1) pajisje për paketim të lëndëve narkotike, një (1) peshore, 185-fishek cal-17.8 mm,

36-fishek 7.62x25 mm, 6-fishek cal-3.57 mm, 3-fishek cal-7.62x39 mm, 3-fishek Magnum 44, 14-fishek cal-9mm, 1-fishek cal-7.65 mm, 2- karikatorë të zbrazët, si dhe disa pajisje tjera ndihmëse për armë, po ashtu janë konfiskuar edhe katër vetura dhe katër telefona me numra nga kompani të ndryshme.

 Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të involvuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat