Zjarri përfshin kurorën me pisha në parkun e Viroit në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Zjarri përfshin kurorën me pisha në parkun e Viroit në Gjirokastër

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:08
Zjarri në Gjirokastër

Kurora e pishave në parkun e Viroit në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri.

Raportohet se nga flakët deri më tani janë djegur 10 hektarë pyje, dhe zjarri në kurorën e pishave në parkun e Viroit po favorizohet nga era.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shumta zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Bashkë me forcat zjarrfikëse janë për shuarjen e flakëve janë bashkuar edhe banorët e zonës, pasi flakët rrezikojnë të digjet një stan që ndodhet në këtë zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat