Gjenden 3 çanta me lëndë narkotike në pyll në kufi me Greqinë

Kronikë e zezë

Gjenden 3 çanta me lëndë narkotike në pyll në kufi me Greqinë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:09
Ilustrim

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është bllokuar nga autoritetet helene pasditen e djeshme në kufirin Shqipëri-Greqi.

Sipas mediave greke, lënda narkotike e sekuestruar është 22 kg kanabis sativa dhe 100 gram kokainë. Lënda narkotike ishte ndarë në 21 pako të ndryshme dhe ishte vendosur në 3 çanta.

Droga u gjet e fshehur në zonë të pyllëzuar në kufirin mes Janinës dhe fshatit shqiptar të Pogonit, dhe sipas mediave helene asnjë person nuk është arrestuar.

Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar trafikantët që kishin fshehur drogën në zonën e pyllëzuar dhe arrestimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat