Dy persona ushtrojnë dhunë mbi një djalë tetraplegjik

Kronikë e zezë

Dy persona ushtrojnë dhunë mbi një djalë tetraplegjik

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:50
Policia shqiptare

Një djalë me aftësi të kufizuara fizike, është rrahur egërsisht nga dy persona. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arkitekt Kasemi” Tiranë, pranë banesës së të dhunuarit R.O., 20 vjeç, i sëmurë tetraplegjik.

Ka qenë babai i të riut, shtetasi G.O., 47 vjeç, i cili i është drejtuar policisë për të denoncuar ngjarjen, pasi e ka gjetur të birin me të nxira nga goditjet. Kryefamiljari ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Ndërkohë lidhur me këtë rast policia vijon ende hetimet për mbi zbardhjen e plotë të gjithë ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat