I moshuari i futet në banesë 29-vjeçares dhe e përdhunon në bodrum

Kronikë e zezë

I moshuari i futet në banesë 29-vjeçares dhe e përdhunon në bodrum

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 19:00
ilustrim

Pas tre muajsh, një nënë e re ka marrë guximin për t’i rrëfyer bashkëshortit të saj se ka rënë pre e një përdhunimi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për 62-vjeçarin D.T., banues në Kuçovë, pasi dyshohet se para 3 muajsh, ka hyrë në ambientet e banesës së 29-vjeçares L. dhe ka kryer me të, marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mbi 62-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Historia

62-vjeçari ishte një i njohur i 29-vjeçares që pretendon se ka rënë pre e përdhunimit nga ai. Ishte pikërisht i moshuari që vite më parë ka lënë “lajms” i njohjes së saj me bashkëshortin, njohje që më pas u kurorëzua me martësë dhe lindjen e dy fëmijëve.

29-vjeçarja L. i ka rrëfyer bashkëshortit të saj se e kishte “tradhtuar”.

Burimet pranë policisë lokale thonë se, ajo i tregoi bashkëshortit se 62-vjeçari i thoshte shpesh se burri “po të tradhton”. Deri sa, një ditë, ai u fut në ambientet e shtëpisë së çiftit dhe e përdhunoi në bodrumin që ndodhet aty, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ishte prezent.

Ky i fundit, pasi dëgjoi rrëfimin, bashkë me gruan shkuan dje në polici dhe bënë denoncimin. Mësohet se policia shoqëroi 62-vjeçarin, dhe pasi e mbajti disa orë në komisariat, e la të lirë. Tashmë, ai është nën hetim në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat