Arrestohen tre persona në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Gjilan

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kane sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar me ç’rast është ekspozuar edhe një armë.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

“Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e te dyshuarve me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Cërvena Zastava  me një karikator me 14 fishek të cal. 9 mm.  Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat