Ndalohet shqiptari, u rrëmbeu vajzën 4 vjeç prindërve nga duart

Kronikë e zezë

Ndalohet shqiptari, u rrëmbeu vajzën 4 vjeç prindërve nga duart

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 11:53
ilustrim

Një shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, pasi akuzohet se tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Gesu”, në Viterbo.

Vajza ishte përdore me dy prindërit e saj italianë, duke ecur në shëtitore. Në një moment vajza shkëputi duart nga prindërit dhe për një kohë të shkurtër, ata panë se atë po e mbante për dore një burrë, që sipas policisë, rezultoi të ishte shqiptar.

Të alarmuar ata njoftuan policinë, ndërkohë që një nga prindërit u sul ta bllokonte vetë shqiptarin që po ecte vajzën e vogël.

“Ai po e mbante për dorë me qëllim ta rrëmbente e të ikte bashkë me të”- shkruan media lokale.

Policia ndërhyri menjëherë dhe ndaluan shqiptarin. Vijojnë hetimet që do të nxjerrin në dritë arsyen që kishte i ndaluari që iu afrua dhe mori për dore vajzën e vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat