Furgoni përplas çiklomotorin, vdes 23 vjeçari

Kronikë e zezë

Furgoni përplas çiklomotorin, vdes 23 vjeçari

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 21:57
ilustrim

Një furgon është përplasur me një çiklomotor, duke shkaktuar vdekjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (8 shtator) në aksin rrugor Laç-Mamurras.

“Mjeti furgon  me targë LA 3542 A që drejtohej nga shtetasi Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotorr që drejtohej nga shtetasi Zamir Tuga, 23 vjeç,  banues në Gjormë – Kurbin.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi Zamir Tuga i cili u dërgua në Qendrën e Traumave Tiranë, për ndihmën e nevojshme mjekësore ku më pas ka ndërruar jetë”, sqaron policia lokale.

Drejtuesi i mjetit furgon, shtetasi Vasfi Kërtulla është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për proçedurat e mëtejshme të arrestimit. Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat