Bastisen 50 lokacione të argjendarive, 8 të arrestuar

Kronikë e zezë

Bastisen 50 lokacione të argjendarive, 8 të arrestuar

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 12:01
Pamje nga konferenca

Policia e Kosovës, gjatë një aksion të realizuar dje në 50 lokacione të argjendarive, ka sekuestruar 26 kilogramë ari, 33 kg argjend, tri vetura, një autobus si dhe shumë parash në vlerë prej 1800 euro.

Në një konferencë për media, është bërë e ditur se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Doganën, Inspektoriatin dhe Ministrinë e Tregtisë.

Drejtori i Drejtorisë për hetimin  krimeve, Rexhep Fetahu ka thënë se në shtatë rajone janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme dhe janë arrestuar persona, të cilët kanë qenë të përfshirë në kontrabandim me mallra.

Ai ka treguar se nga ky aksion janë arrestuar 8 të dyshuar, ndërsa ka akoma persona të tjerë që janë duke u hetuar.

Operacioni nuk është realizuar në veri të vendit, pasi sipas Fetahut, nuk ka pasur dyshime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat