“Mesit shqiptar” i sekuestrohen makina luksoze, para cash dhe aksione

Kronikë e zezë

“Mesit shqiptar” i sekuestrohen makina luksoze, para cash dhe aksione

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 17:40
Bledar Pajana

Guardia di Finanza i ka konfiskua rreth 1 milionë euro pasuri, trafikantit shqiptar të drogës të quajtur “Messi i Shqipërisë”.

Bledar Pajana, merrej me tregtinë e kokainës që vinte nga Amerikan Latine përmes Lisbonës dhe Madridit.

Gjatë një operacioni për kapjen e tij në tetor të vitit 2014, Pajana braktisi makinën ‘Range Rover” dhe arriti t’i ikte policisë.

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi u mësua se ishte larguar drejt vendeve të Evropës Veriore.

Në mars të vitit 2015, Pajana u ekstradua nga Holanda, vend ku u kap në dhjetor 2014.

Pas kësaj, prokurorët e Brescias kërkuan sekuestrimin e pasurive të tij pasi rezultoi se i kishte fituar ato falë trafikut të drogës.

Autoritetet i kanë konfiskuar atij pasuri të paluajtshme, mobilje, llogari bankare, makina luksoze që arrinin në një vlerë rreth 1 milion euro.

Në korrik të këtij viti, një gjykatë në Milano e dënoi atë me 8 vite e 5 muaj burg si dhe 30 mijë euro gjobë.

Nga verifikimi i pasurisë së tij, rezultuan një shumë e konsiderueshme cash prej 130 mijë euro në katër banka të ndryshme, një makinë luksoze, një apartament si dhe aksione në një kompani ndërtimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat