Itali, shkatërrohet banda e drogës, arrestohen 19 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Kronikë e zezë

Itali, shkatërrohet banda e drogës, arrestohen 19 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 10:33
Ilustrim

Guardia di Finanza në Leçe të Italisë arrestoi 19 persona, anëtarë të një organizate italo-shqiptare aktive në trafikun e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, si dhe armë të tipit kallashnikov dhe municione.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Leçes, me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, shtojnë më tej burimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat