I caktohet masa e paraburgimit, për posedim të narkotikëve

Kronikë e zezë

I caktohet masa e paraburgimit, për posedim të narkotikëve

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 14:34
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i vendosur masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S. V, i cili dyshohet për blerje dhe shitje të narkotikëve.

Sipas Gjykatës, para dy dite në automjetin e të pandehurit në fjalë, janë gjetur 16 paketime të mbështjella me foli plastike substancë narkotike të llojit marihuanë – me peshë 16 kilogramë e 615 gramë, të dedikuara për t’i transportuar në Beograd.

“Me këtë veprim të të pandehurit, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat