Aksidenti i rëndë, shqiptari me kamion shkakton 1 të vdekur dhe 4 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë, shqiptari me kamion shkakton 1 të vdekur dhe 4 të plagosur

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 20:12
ilustrim

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik në Selanik të Greqisë, që u shkaktua nga një shtetas shqiptar.

Mësohet se shqiptari ka qenë duke drejtuar një kamion, teksa ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me 8 makina të tjera. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, ku 35-vjeçari nga përplasja e fortë e kamionit shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve. Policia ka arrestuar në vend të riun shqiptar, teksa po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat