Ekspertiza thellon skandalin në Fier: Përveç njerkut, e mitura u përdhunua edhe nga të tjerë

Kronikë e zezë

Ekspertiza thellon skandalin në Fier: Përveç njerkut, e mitura u përdhunua edhe nga të tjerë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 11:58
Ilmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj

Dosjes së Prokurorisë i është shtuar dje ekspertiza mjekoligjore, e cila vërteton plotësisht dyshimin e hetimorëve për përdhunimin sistematik të 12- vjeçares E.Y., nga fshati Mbyet i Fierit. Të dhënat e paraqitura në ekspertizë fundosin pretendimin deri më tani të njerkut Ilmi Hoxha, i cili mohoi në vazhdimësi abuzimin me të miturën.

Por ekspertiza ka nxjerrë fakte akoma më tronditëse, pasi në trupin e fëmijës janë gjetur mbetje sekretive të më shumë se një partneri.

Kjo ka përforcuar dyshimin se 12- vjeçarja është përdorur për prostitucion nga e ëma, shtetasja Selvie Yzeiraj.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se, veç mbetjeve që nëpërmjet analizave krahasuese rezultojnë të njerkut të vajzës, në trupin e saj janë gjetur edhe mbetje të tjera që nuk i përkasin Ilmi Hoxhës. Për këtë shkak është hedhur edhe dyshimi i shfrytëzimit të të miturës nga nëna e saj, e cila i gjente klientët me qëllim përfitimi.

Vajza mësohet se është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar në një qendër për të mitur, por nuk është marrë në pyetje në lidhje me këtë dyshim, pasi sipas të dhënave gjendja e saj psikologjike është ende e ngarkuar.

“Pasi u krahasuan me ato të Ilmi Hoxhës, u vërtetua se ky i fundit kishte kryer marrëdhënie me të miturën vetëm një ditë para se të bëhej denoncimi”, bënë të ditur burime nga grupi hetimor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat