Policia tregon detajet e vdekjes së 16 vjeçarit nga Istogu

Kronikë e zezë

Policia tregon detajet e vdekjes së 16 vjeçarit nga Istogu

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 19:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së 16 vjeçarit nga Istogu, i cili u rrah për vdekje nga 3 moshatarë.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës informon se me datë 16.09.2016 rreth orës 13:12 përmes telefonit nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal Pejë, është njoftuar se një person kishte arritur më gjendje të rëndë shëndetësore, por ende me shenja jete dhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për t’i dhënë ndihmën adekuate mjekësore i njëjti kishte ndërruar jetë.

Menjëherë njësite relevante policore pran Stacionit policor Istog kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacionet lidhur me rast, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Sipas të dhënave të para hetimore deri më tani hetuesit në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë arritur të mësojnë se sot me date 16 shtator 2016 rreth orës 12:00 në fshatin Banjë komuna Istog, viktima shtetas shqiptar i Kosovës, A.A. (17.09.2000), kishte hyrë në autobusin “Meli Tours” me qëllim që të shkojë në drejtim të Pejës. Aty krijohet një tollovi me ç ‘rast (sipas dëshmitarëve) fillon zënka në mes të viktimës dhe personave të dyshuar.

Pas kësaj zënke që nuk kishte zgjatur, viktima zbret nga autobusi dhe shkon në fshatin Lubovë, jo larg nga Banja. Pas arritjes në shtëpi iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe menjëherë nga prindërit e tij ishte transportuar për në Spitalin Rajonal në Pejë.

Hetuesit rajonalë kanë shoqëruar tre persona të moshës së lindur vitin 2000, pjesëmarrës në ketë zënkë të cilët janë intervistuar në prezence të prindërve të tyre dhe mbrojtësve adekuatë sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Pas intervistimit të tyre, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin për ndalim për 24 orë.

Me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat