Grabitësit marrin 300 mijë lekë në një pikë karburanti

Kronikë e zezë

Grabitësit marrin 300 mijë lekë në një pikë karburanti

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 10:42
Grabitje e karburantit

Persona të paidentifikuar kanë grabitur një pikë karburanti në mes të ditës. Sipas burimeve policore rreth orës 01:35 të së premtes në aksin rrugor aeroporti i Rinasit-Ura e Gjoles, 2 persona me skafandra nën kërcënimin e armëve i kanë marrë shitësit të një karburanti, shtetasit XH. Z., 47 vjeç, shumën e xhiros ditore, rreth 300 mijë lekë. Të dy personat akoma të paidentifikuar nga policia kanë ndalur përballë hyrjes së pikës së karburantit dhe njeri prej tyre i ka drejtuar pistoletën shitësit të karburantit, duke i kërkuar t’i dorëzonte të gjitha paratë që kishte në dispozicion. Drejtuesi i motorit e ka mbajtur atë të ndezur, në pritje për t’u larguar me shpejtësi pas marrjes së parave.

Shitësi i karburantit ka hezituar fillimisht, por përballë tytës së pistoletës, por më pas është detyruar që të dorëzojë të gjithë xhiron ditore. Personi me çantën e parave ka hipur në pjesën e pasme të motorit dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia që ka shkuar në vendngjarje është vënë në ndjekje të grabitësve. Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth nga policia, rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes u gjet i djegur motori të cilin kishin përdorur autorët, i llojit 50 Ç. Dyshohet se pasi kanë djegur motorin autorët e krimit, mund të jenë futur në këmbë në një nga rrugicat e zonës së Rinasit. Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat