Burg përjetë bashkëshortit vrasës

Kronikë e zezë

Burg përjetë bashkëshortit vrasës

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 14:11
Admir Dervishi dhe Ilda Dervishi

Burg të përjetshëm ka vendosur gjykata për Krimet e Rënda për bashkëshortin vrasës.

Admir Dervishi, ish-gardist u dënua këtë të shtunë nga gjykata, për vrasjen e gruas së tij Ilda Dervishi. 

Ngjarja ndodhi në fillim të muajit prill në banesën ku çifti jetonte, pranë Kombinatit. Ish-gardisit ekzekutoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, me armën e shërbimit. 

Vrasje e gruas  - sipas gjykatës- është konsideruar në rrethana rënduese, edhe për faktin se 28-vjeçarja ishte me urdhër mbrojtjeje.

Gjyqi u mbyll me dy seanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat