Një fëmijë në Vlorë vdes teksa ndodhej në një qendër, dyshimet e para

Kronikë e zezë

Një fëmijë në Vlorë vdes teksa ndodhej në një qendër, dyshimet e para

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:43
Auto-Ambulanca

Një fëmijë në Vlorë ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, duke bërë që të nisin hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 09:42 të paradites së djeshme (e premte), në morgun e spitalit, është dërguar nga qendra e fëmijëve me prapambetje mendore, një fëmijë 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Nga veprimet e kryera rezulton, se fëmija, ishte i sëmurë me diagnozë prapambetje e zhvillimit psikomotor. Dyshimet e para janë përqendruar në faktin e komplikimeve shëndetësore të të miturit, të stimuluara edhe prej sëmundjes nga e cila vuante.

Por me synim zbardhjen e detajeve të vdekjes së të miturit, materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës, për vlerësim. Hetimet janë shtrirë në qendrën ku qëndronte fëmija, për të zbuluar nëse të miturit i është dhënë ndihma e nevojshme, ndërsa po merren në pyetje drejtuesit e institucionit dhe personeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat