Lëndohen pesë femra nga një aksident në Skenderaj

Kronikë e zezë

Lëndohen pesë femra nga një aksident në Skenderaj

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 16:12
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti në fshatin Klinë të Epërme në Skenderaj, janë lënduar pesë femra.

“Raportohet për një aksident trafiku ne mes te dy veturave. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar  duke lëvizur me veturën Land Rover ne rrethana te panjohura kalon ne shiritin e kundërt qarkullues me çrast ndeshet me veturën Seat me targa lokale  qe drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë pesë pasagjere-viktima femra K-Shqiptare”, thuhet në raport.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne Shtëpinë e Shëndetit, ndërsa dy prej tyre dërgohen për tretman te mëtutjeshëm ne Spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për te arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat