Sherr mes 5 personave, pranga 21-vjeçarit. Ja ku e gjeti policia pistoletën

Kronikë e zezë

Sherr mes 5 personave, pranga 21-vjeçarit. Ja ku e gjeti policia pistoletën

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 13:22
Pistoleta

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili nën kërcënimin e armës ka kanosur së bashku me një shok, tre persona të tjerë.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur në rrugën “Nuçi Naçi”, rreth orës 00:30 të së dielës. Ndërkohë specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Xhoni Hitaj, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se, “shtetasit I. F., S. F., dhe E. C., janë konfliktuar dhe kanosur nga Xhoni Hitaj dhe një person tjetër ku po punohet për identifikimin e tij”.

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës që Hitaj së bashku me shtetasin tjetër që ende nuk është kapur, kishin kërcënuar tre shtetasit e mësipërm gjatë konfliktit.

Policia ka deklaruar se arma pistoletë e tipit “SIGSAUER P226”, 9mm dhe një krehër me 10 fishekë u gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat