Arrestohet shtetasi shqiptar, shiste marihuanë në Gostivar

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi shqiptar, shiste marihuanë në Gostivar

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 12:24
Ilustrim

Në lagjen Mllaki në Gostivar të shtunën është nxënë i dyshuari që ka kryer shitjen e marihuanës. Ai ka ikur gjatë tentimit për t`u kontrolluar. Në aksionin policor, pas gjysmë ore, është arrestuar 28-vjeçari, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendbanim në Dobri Doll, informuan nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.

“Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar është kryer kontroll në shtëpinë ku ka jetuar i dyshuari ku është gjetur drogë në sasi të përgjithshme prej 3.884,2 gram. Prokuroria ka nisur një procedurë kundër të dyshuarit për kryerjen e veprës penale, lëshimin në përdorim të mjeteve narkotike nga neni 215 nga Kodi Penal. Njëherit është caktuar edhe një Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar duke e pasur parasysh se janë plotësuar bazat ligjore për këtë gjë.

Gjykata Themelore në Gostivar me vendim e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat