Dalin pamjet e vrasjes në lokal të 17-vjeçarit në Pogradec - Krim gjakftohtë në mes të ditës

Kronikë e zezë

Dalin pamjet e vrasjes në lokal të 17-vjeçarit në Pogradec - Krim gjakftohtë në mes të ditës

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:57
Pamje nga video

Para pak minutash në redaksinë e Jetaoshqef.al kanë mbërritur pamjet nga ngjarja në Pogradec, ku mbeti i vrarë 18-vjeçari Fabio Hila. Në video duket momenti, kur viktima, sipas raportuesit, gjuan me karrige Muçollarin. Në këtë moment të gjithë të pranishmit ngrihen dhe largohen me vrap, kur shohin autorin e vrasjes i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov. Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.

Pas disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij). Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.

Fabio Hila u vra më 13 shtator në Pogradec, pas një konflikti me Muçollarin, shkak i të cilit ishte një vajzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat