Persona me maska grabisin dy femra në Ferizaj

Kronikë e zezë

Persona me maska grabisin dy femra në Ferizaj

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 12:59
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se me të dalë nga kafiteria, së bashku me punëtoren e saj po ashtu viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar.

Ngjarja  ka ndodhur në Ferizaj, ku sipas policisë, të dyshuarit të dy viktimave ua kanë grabitur çantat e krahut në të cilat kanë pasur dokumentet personale si dhe para të gatshme.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat