Tragjedi në Manastir: Shtypet punëtori nga makina në punëtori!

Kronikë e zezë

Tragjedi në Manastir: Shtypet punëtori nga makina në punëtori!

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 14:21
Ilustrim

Më 20.09.2016, rreth orës 13:40 në Manastir në objektin e punëtorisë në ndërtim e sipër e vendosur në rrugën “Vasko Karangelevski” në pronësi të GP-Pelister, Z.M. (47) nga Manastiri shoferi i makinës “Bobket”, ishte duke kryer detyrën e mbushjes, dhe duke u kthyer mbrapa goditi punëtorin T.M. (56) nga fshati Krklino (ndaj të cilit nuk u konstatua lëndime trupore) dhe J.E. (63) nga Manastiri, i cili pasi është larguar nga nën makina, me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Departamentin e Emergjencave në Spitalin klinik në Manastir, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja e tij.

Është kryer inspektimi nga Policia e Manastirit, me urdhër të organit, kufoma është dhënë për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat