Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, plagoset një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, plagoset një person

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 16:30 në Skenderaj, ndërsa është duke u trajtuar në QKUK dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se një person është ndaluar nga ana e policisë në cilësinë e të dyshuarit.

Ai nuk ka dhënë detaje më shumë, kështu që motivi , si dhe identiteti i pjesëmarrësve në këtë incident deri tash mbeten të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat