Ukrainasja i shkon shqiptarit në shtëpi, më pas e padit për përdhunim

Kronikë e zezë

Ukrainasja i shkon shqiptarit në shtëpi, më pas e padit për përdhunim

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:57
Ilustrim

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 53-vjeçar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase ukrainase.

Denoncimi është bërë nga 33-vjeçarja ukrainase O.L. e cila pretendon se 53-vjeçari SH.G, e ka ftuar në banesën e tij, ku e ka përdhunuar dhe më pas është larguar.

“Më datë 20.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.G, vjeç 53, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka ftuar në banesën e tij shtetasen O.L, vjeç 33, banuese në Ukrainë, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat