Gjendet i vdekur një person në Vushtrri (+18)

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Vushtrri (+18)

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 19:23
Foto nga vendi ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar.

Veriu.info siguruar foto të viktimës, e cila ka ndërruar jetë në fshatin Druar të Vushtrrisë, ndërsa në momentin kritik ishte duke e drejtuar biçikletën.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se dyshimet fillestare shpiejnë tek vdekja e natyrshme e viktimës.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Vviktima ishte nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, derisa në Druar ishte mysafir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat