Humb kontrollin e makinës, vdes 48-vjeçarja dhe plagoset i biri

Kronikë e zezë

Humb kontrollin e makinës, vdes 48-vjeçarja dhe plagoset i biri

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:44
Aksidenti

Si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur një ditë më parë, ka humbur jetën një 48-vjeçare shqiptare. Mediat italiane raportojnë se, “48-vjeçarja udhëtonte me të bitin 13 vjeç, në makinë tip “Lancia Y”, kur ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një ‘Fiat Idea’, që vinte përballë”.

Sipas policisë, përplasja rezultoi fatale për gruan, e cila humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i saj 13-vjeçar u plagos. Aksidenti ndodhi në provincën e Casertas, mes Mondragone dhe Cancello Arnone.

Në lidhje me aksidentin, policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet. Ndërkohë trupi i 48-vjeçares shqiptare është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat