Shqiptari në kërkim bëri një hap të gabuar, përfundoi në pranga!

Kronikë e zezë

Shqiptari në kërkim bëri një hap të gabuar, përfundoi në pranga!

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:44
Fatbardh Demaj

Ishte në kërkim nga policia, por kjo nuk e pengoi një shqiptar që të bënte një rezervim në një hotel në Altopascio në Itali.

Hapi i gabuar e çoi në pranga shtetasin Fatbardh Demaj, 38-vjeç.

Menjëherë pas rezervimit të hotelit, shqiptari u arrestuar nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh, ndërsa është dënuar me 7 vite e 1 muaj burg për trafik droge.

Urdhri i ndalimit është lëshuar që në muajin korrik të vitit 2014 nga prokurori i Firences.

Ai u arratis më herët në dhjetor të vitit 2013 nga arresti shtëpiak ku qëndroi në një hotel në Alton.

Së fundi, ai bëri sërish një pronotim duke u arrestuar pa rezistencë në dhomën e hotelit. Shqiptari u dërgua në burg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat