Rrihet një shtetas spanjoll në veri

Kronikë e zezë

Rrihet një shtetas spanjoll në veri

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 09:40
Ilustrim

Lasagna Calva Sergio, shtetas i Spanjës, është rrahur mbrëmë rreth orës 19:00 në veri të Mitrovicës, ndërsa për shkak të lëndimeve të pësuara është trajtuar në spital, bëjnë të ditur burime.

Sipas këtyre burimeve, viktima është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, derisa po vizitonte kishën ‘Shën Dimitrije’ në veri të këtij qyteti.

Deri tani nuk dihet motivi dhe as autori i këtij incidenti, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat