Arrestohet vrasësi i djeshëm në Skenderaj

Kronikë e zezë

Arrestohet vrasësi i djeshëm në Skenderaj

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:20
Vrasja

Një ngjarje me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar në orët e pasdites së djeshme. Rasti është raportuar në orën 15:23 të datës 21 shtator 2016, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Xhon Buzuku” në Skenderaj.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima F. S. 35 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në QKMF Skenderaj, ku më pas është transferuar për në QKU.

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një person në cilësi të të dyshuarit S. H. 45 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale te personi i dyshuar janë konfiskuar: një pistoletë, 18 fishekë, si dhe një gëzhojë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat