Vdiq me plumb në gojë, flet miku: Çfarë më tha sot në kafen e fundit!

Kronikë e zezë

Vdiq me plumb në gojë, flet miku: Çfarë më tha sot në kafen e fundit!

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 19:27
Foto nga vendi ngjarjes

Miku i Gani Çelës, 69-vjeçarit të gjetur sot të vdekur me një plumb në gojë në Linzë, rrëfen bisedën e fundit me viktimën, me të cilën kishte pirë kafe mëngjesin e sotëm.

Në një intervistë për “Balkanweb”, miku i viktimës e përshkruan Çelën si njeri të qetë e familjar dhe sqaron se për momentin ka qenë i papunë.

Ai thotë se nuk ka vërejtur ndonjë shenjë apo shqetësim të 69-vjeçarit kur e takoi në mëngjes, përveç ankesës që nuk po i kalonte gripi. “Kam 7 vjet që e njoh”,- thotë ai.

Paraprakisht policia dyshon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Po nënën e ka akoma gjallë?

Po, po e ka 94 vjeç

Po bashkëshortja?

Po është e mbajtur, shkon në punë

Po vetë punonte viktima?

Jo, jo

Po fëmijët me çfarë merreshin?

Njërin djalë e ka të martuar në punë, tjetrin kamerier

Po nga gjendja ekonomike si ishte?

Shumë mirë… si është

Po në mëngjes kur pitë kafe çfarë ju tha?

Hiç, ishte me grip e më tha s’po më lëshon gripi. Unë pastaj vajta të paguaja lekët e dritave dhe të bëja Pazar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat