Plagoset i riu në Mitrovicë, arrestohen 6 persona

Kronikë e zezë

Plagoset i riu në Mitrovicë, arrestohen 6 persona

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

 Një 17 vjeçar  është plagosur pas një përleshje në mes të një grupi të rinjsh  pasditen e së enjtjes në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë.

“Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur  kishte mbetur një i ri:17 vjeçar, plagosja i te cilit ishte shkaktuar nga një mjet i mbrehtë dyshohet te jetë thikë, ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin e Mitrovicës, ku më pas është transferuar për në QKUK”.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë të dyshuar.

Policia njofton se pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent,  nga gjashtë dyshuarit,  pesë nga ta janë liruar për procedurë te rregull, ndërsa njërit nga ta i është caktuar masa e ndalimit policor për  24 orë.

Rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë,  pjesëmarrje në rrahje’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat