Konfiskohet sasi e kokainës, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Konfiskohet sasi e kokainës, arrestohet një person

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 14:50
Ilustrim

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka arrestuar një person të dyshuar, ka asgjësuar 48 bimë narkotike dhe ka konfiskuar mbi 51 gramë kokainë.

Në njoftim për media bëhet e ditur se në rastin e parë Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, me datën 21 shtator 2016 gjatë implementimit të planit operativ ‘Mbikëqyrja e shtuar’ ka bërë asgjësimin e disa bimëve narkotike të mbjella  në një plantacion në pyll.

“Gjatë patrullimit të hetuesve policorë dhe gjatë vëzhgimit të terrenit zyrtarët policorë kanë hasur në një plantacion, ku kanë qenë të mbjella bimë narkotike që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa. Ky plantacion i mbjellë është gjetur në thellësi të pyllit, me ç’rast janë gjetur të mbjella 48 bimë të dyshimta me gjatësi prej 60-120 cm”, thuhet në njoftim të Policisë.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe pas përfundimit të procedurave me urdhër të prokurorit është bërë asgjësimi i bimëve të dyshuara në vendin e ngjarjes.

Në rastin e dytë Policia e Kosovës, me datën 22 shtator 2016, në orën 20:30, në qytetin e Gjilanit, hetuesit e antidrogës kanë ndaluar një veturë, me ç’rast në brendi të veturës kanë gjetur të fshehura 51.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Policia bën të ditur se në këtë rast është arrestuar personi me inicialet K. I. (1971).

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat