Zbardhet ekspertiza e vdekjes së shqiptarit në Greqi: Ka thyerje të kafkës

Kronikë e zezë

Zbardhet ekspertiza e vdekjes së shqiptarit në Greqi: Ka thyerje të kafkës

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 16:14
Pëllumb Marnikollaj

Zbardhet shkaku i vdekjes së Pëllumb Marnikollajt, shqiptari i cili doli i pajetë nga një komisariat policie në Greqi disa javë më parë. Sipas ekspertizës, shkak është bërë një shembje e trurit nga një traumë e rëndë në kokë.

Mjekesia ligjore i ka dorëzuar sot prokurorisë së Lezhës ekspertizen në lidhje me vdekjen e Marnikollajt.

Ekspertiza thotë se shkak i vdekjes ka qenë shembja e rëndë në tru.

Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet gjithashtu se në trupin e shqiptarit vërehen thyerje të rënda të kafkes në krahun e majtë dhe dëmtime e thyerje në gjithë kokën, shkruan “Panorama”.

Veç faktit se dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta, në raport është futur edhe fjalia se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar nga rënia prej lartësisë.

Dëmtime ka gjithashtu edhe në krahun e djathtë dhe në shpatull.

Familja e shqiptarit u njoftua për vdekjen e tij më 12 Gusht, 10 ditë pas vdekjes së shqiptarit.

Policia greke pretendon se i riu u vetëhodh nga kati i katërt i rajonit të policisë “Kato Patisia”, pasi kuptoi se do të arrestohej për vepra të tjera penale që ishin ngritur ndaj tij.

Marnikollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij, duke qenë se hetohej në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat