Kërcënoi se do të vriste ish-burrin e motrës sipas Kanunit, arrestohet

Kronikë e zezë

Kërcënoi se do të vriste ish-burrin e motrës sipas Kanunit, arrestohet

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 20:04
Ilustrim

Policia e Klosit ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Klos Besnik Marselën, i cili gjatë emisionit " me ZEMËR të HAPUR" në televizionin "News 24" ka kërcënuar me jetë ish bashkëjetuesin e motrës së tij.

Gjatë emisionit " me ZEMËR të HAPUR", që transmetohet në televizionin News 24 , 32-vjeçari kërcënoi publikisht me vrasje E.H, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lurë Bashkia Peshkopi.

Besnik Marsela e kërcenoi me vrasje pasi  pretendon se E.H ka bashkëjetuar me motrën e tij F.M katër muaj  dhe që prej muajit  Korrik kjo marrëdhënie është prishur pa i dhënë shpjegim motrës së tij për arsyet e ndarjes.

Ai u shpreh se ati do të merrte hakë për motrën sipas kanunit.

Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Marsela do ti  referohen Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor  Mat  për ndjekje në gjendje të lirë për  veprën penale të "Kanosjes", parashikuar nga neni  84 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat