Arrestohet një person zyrtarë mori ryshfet 10.000€.

Kronikë e zezë

Arrestohet një person zyrtarë mori ryshfet 10.000€.

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 14:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka  arrestuar një person të dyshuar për vepra penale ” Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ‘ Marrje e ryshfetit”.

Sipas, njoftimit të Policisë i dyshuari mashkull është Koordinator i inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet në vlerë dhjetëmijë euro (10.000) €.

“Policia e Kosovës në luftën e saj të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dje më datë 23.09.2016, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka realizur një operacion, me ç’rast është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar - Koordinator i inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet në vlerë dhjetëmijë euro (10.000) €. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat